“Më puth ku të duash, por më dëgjo”/ Dashamir Shehi: Shqipëria nuk është e Ramës, s’ka të drejtë ta bëjë beton

Shehi

Projekti i Portit të Durrësit, i diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24 ka sjellë diskutime dhe debate mes kryetarit të LZHK-së Dashamir Shehit dhe ekspertit të ekonomisë Fatos Çoçolit.

Ka qenë Dashamir Shehi i cili ka kundërshtuar deklaratën e ekspertit të ekonomisë se projekti është më i rëndësishmi i realizuar ndonjëherë. Shehi tha se duhet të ishte hapur garë dhe se çdo proces duhet të zhvillohej në mënyrë transparente.

Pjesë nga biseda në studio:

Shehi: Prit more se i hutove qytetarët e Durrësit.

Çoçoli: Po ta kishit gjetur ju do ju puthja në ballë

Shehi: Më puth ku të duash, por më dëgjo. Nuk më hyn në punë është arab apo jo.

Çoçoli: Është arab

Shehi: Unë do preferoja në europian

Çoçoli: Por nuk na erdhi

Shehi: Po kujt i the ti more? Më dëgjo. Se të dëgjova. Mua do më pëlqente gjermani i 11, anglezi i 33.

Çoçoli: Nuk na erdhi.

Shehi: Si more nuk ka ardhur. Që të vijë gjermani nuk vjen si hajdut, por duhet të bësh shpallje zyrtare sot dhe pas 6 muajsh do të hapim garën. Malli nuk është i yti se je ti kryeministër, është i shtetit shqiptar. Nuk ke të drejtë ta bësh beton Shqipërinë. Hap garë…Po deshe edhe ekonominë ta shpjegoj.

Çoçoli: Por jo me syze politike. Mos e demonizoni kot, mos ja ulni vlerën është investimi më i rëndësishëm.

Shehi: Do ta shohësh se kontratualet nuk do të respektohen.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×