Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Berisha: Koha të flasë opozita, jetike largimi i Ramës

76ae987c C01d 415a B06b Fda737fdcbc5

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në konferencë për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë. Berisha e nis fjalën e tij duke thënë se është jetike që kryeministri Edi Rama të largohet, duke e cilësuar si armik të opozitës.

“Është jetike është vendimtare, largimi i këtij armiku të egër i opozitës shqiptare. Koha është të flasë opozita deri në largimin e kësaj kalbërise nga pushteti, e këtij turpi dhe njeriu që s’ka asnjë parim, asnjë normë e mora”, u shpreh Berisha.

Më tej ai njoftoi se më 11 shkurt do të mbahet protesta e radhës para kryeministrisë.

“Në 11 shkurt Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ndërsa Tirana vërshon në rrugë e sheshe në një protestë kombëtare. Në orën 12:00 para Kryeministrisë, Shqipëria do vërshojë drejt Tiranës”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×