Reali kryeson dhe si klubi më i pasur në planet, ja vlera marramendëse e “Los Blancos”

Revista “Forbes” ka bërë një klasifikim më të fundit rreth entiteteve sportive më të fuqishme dhe më të pasura në planet. Në një raport të publikuar, konfirmohet fuqia absolute e Realit të Madridit në planin ekonomik dhe rritja e mëtejshme.

REAL MADRID

Madridi konsiderohet si një oaz për futbollistët, kjo dhe falë administrimit të presidentit Florentino Perez. Marka e Realit të Madridit njeh vetëm rritje dhe sipas revistës amerikane në fjalë, vlera e këtij klub ka kaluar nga 4.75 miliard dollarë në 5 miliard dollarë.

Në këtë prizëm, Reali i Madridit shihet si një entitet me përmasa globale, teksa objektivi i ardhshëm është përfshirja në dhjetëshen më të mirë të revistës “Forbes”, si i vetmi klub futbolli mes tyre.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×