“Shpresoj të mbijetojmë pa rrezikuar”, Krasniqi: U thashë çunave vetëm të bënin gol dhe do e fitonim ndeshjen

Erzeni arriti një fitore të rëndësishme përballë Partizanit në Elbasan duke u ngjitur në vendin e dytë të Superiores pas katër javëve kampionat. Në një prononcim për “Oversport”,kapiteni i shijakasve, Gëzim Krasniqi, u shpreh i lumtur për këtë fitore.

bandicam 2022-09-11 20-10-37-667

“Të jem i sinqertë, nga mënyra si u mblodh skuadra, nuk e prisnim. Por falë dëshirës kemi punuar mirë dhe kemi krijuar një grup dhe harmoni shumë të mirë.

Është një nga grupet më të mira që unë kam pasur në skuadër. Deri tani nuk kemi pasur asnjë problem. Shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Të flasim tamam jemi me këmbë në tokë. Objektivin e ka vendosur klubi dhe ne jemi me këmbë në tokë për të qëndruar në Superiore.

Të jemi profesionist,. Në çdo skuadër duam të japim maksimumin. Objektivi im është të mos rrezikojmë si me Egnatian. Të shpëtojmë pa play-out. Për mua më mirë është kur zgjidhni të rinj. Krasniqi është 32 dhe avash po shkon 33.

Jemi një grup shumë i mirë. unë përpiqem të bëjë maksimumin. Kam biseduar dhe me trajnerin. Unë do të jap më të mirën si brenda si jashtë fushës për ekipin.

Me Laçin? Shpresojmë të fitojmë. nuk na duhet fare se çfarë bën Laçi. Mua më duhet 5farë bëjmë ne. Dhe sot i thashë çunave që bëni gol dhe do e fitojmë ndeshjen”, u shpreh Krasniqi.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×