Kryefjala e bisedave në studiot sportive dhe jo vetëm është padyshim ecuria e Erzenit të Shijakut dhe triumfi ndaj Partizanit me rezultatin 0-1. Në lidhje me këtë situatë foli edhe trajneri i mirënjohur, Sueljman Starova, i cili ishte i ftuar në studion e emisionin “Skaner” në MCN TV, teksa bëri një analizë të ndeshjes mes Partizanit dhe Erzenit.
Starova tha ndër të tjera se Erzeni është skuadër me investime të mëdha, ndërsa shtoi se sulmuesi Nonato paguhet me 36 mijë euro neto.
“Unë jam i kënaqur nga ritmi i lojës te Partizani. Dëmtimet bëjnë të vetën. Trajnerit dua t’i them se nuk kishte asnjë rast në pjesën e parë, kishte dy raste të pastra në të dytën. Humbën mundësinë që të shkëputen në krye të renditjes. Erzeni është një skuadër e re, në krahasim me skuadrat e tjera, Bylis, Egnatia dhe Kastrioti. Erzeni më rezulton me investime të mëdha. Ai sulmuesi që shënoi sot, më rezulton që paguhet neto 36 mijë euro.
Duhet studiuar kjo, sepse një skuadër që ka katër javë që është formuar, nuk mund të kenë kaq shumë grintë. Kjo skuadër me këtë grintë, u grumbullua në momentet e fundit dhe e kanë kapur trenin për të qenë gati”, u shpreh Starova.
Arena e Lajmit
