U vra me armë zjarri teksa flinte me fëmijën e mitur, kjo është 37-vjeçarja që mbeti viktimë e kunatit të saj

41880444 54ce 46f3 B8d7 B2be840a5cf6

Kjo është Migena Sinani, nëna e dy fëmijëve e cila u ekzekutua mëngjesin e sotëm me armë zjarri nga kunati i saj në Tiranë.

37-vjeçarja ishte duke fjetur gjumë në dhomën e saj, së bashku me fëmijën e mitur, kur Roland Sinani, e qëlloi për vdekje me armë. Menjëherë pas ngjarjes, ai ka vrarë edhe veten në oborrin e banesës.

43-vjeçari, ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Burri i 37-vjeçares dhe vëllai i autorit të dyshuar, punon si taksist dhe mësohet se kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë. Në banesë kanë qenë dy prindërit, të cilët kanë qenë në gjumë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×