Fund dramatik rezervoi dueli mes Juventusit dhe Salernitanës që përfundoi në barazim 2-2, teksa nuk mungoi tensioni dhe kartonët e kuq.
Deri në minutën e 92-të, miqtë ishin duke triumfuar, teksa Bonuçi barazoi shifrat në minutën e 93-të, ndërkohë që 2 minuta më vonë, Milik shënoi golin e tretë për Juventusin, një gol që shkaktoi shumë polemika dhe tension. Goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë lojë, Milik u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për heqje ne fanellës, teksa dhe Kuadrado dhe Alegri morën karton të kuq.
Teksa në fund sfida u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2. Golin e parë për Juven e shënoi Bremer, ndërsa për Salernitanën realizuan Kandrava dhe Piontek.
FT: Juventus-Salernitana 2-2
Bremer 52′, Bonuçi 90+3′, / Kandreva 22′, Piontek 45′
RASTET KRYESORE:
Juventusi shënon edhe golin e tretë me Milik, por goli anulohet nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Ka tension në fushë! Milik, Alegri dhe Kuadrado ndëshkohen me karton të kuq te Juventusi, ndërsa ndëshkohet edhe Fazio me karton të kuq për Salernitanën.
Goli i realizuar nga Bonuçi:
Aleks Sandro rrëzohet brenda zonës dhe fiton penallti!
Goli i Bremer
Goli i Piontek:
Penallti për Salernitanën, Bremer prek topin me dorë në zonë:
Goli i anuluar i Vlahoviç
Goli i Kandrevas:
FORMACIONET ZYRTARE:
Juventus-Salernitana
Arena e Lajmit
