Barcelona fillon  me operacionin “fshesa”, objektivi i Interit dhe tre lojtarë të tjerë do të largohen në janar

Barcelona duket se nuk ka ndryshuar mendim me disa lojtarë, të cilët kërkon t’i largojë me patjetër në janar, ngab të cilët spikasin katër emra.

barcelona

Zherard Pike, Hordi Alba, Memfis Depaji dhe Frenki de Jong janë nxjerrë në shitje nga klubi katalanas, me shumë klube që janë gati të shfaqin interes për ta.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alba, ishte shumë pranë një kalimi të bujshëm drejt Interit në fund të merkatos së verës, me të dyja klubet që kishin rënë dakord, por me lojtarin që refuzoi në momentet e fundit. Gjithsesi, klubi zikaltër është gati të tentojë dhe njëherë në janar, duke parë që ai nuk është më në planet e Çavit.

alba

Zherard Pike prej kohësh nuk është më një titullar te Barcelona dhe për këtë arsye, klubi kërkon ta shesë, duke parë dhe skandalet me jetën e tij private, për të mos i prishur dhe më shumë figurën klubit.

PIKE

Për sa i përket dy holandezëve, katalanasit prej kohësh e kanë treguar që ata nuk janë pjesë e projektit të Çavit dhe kështu do të kërkojnë me patjetër që të shiten në janar, duke parë dhe rrogat e mëdha që përfitojnë.

de jong depaj

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×