E BUJSHME/ Bandat shqiptare nuk ndalen, tentuan të grabisnin edhe shtëpinë e kampionit të Europës

Javët e fundit, mediat spanjolle kanë raportuar për disa grabitje të ndodhura në shtëpitë e lojtarëve të La Ligës.

KARVAHAL

Dy rastet më të fundit kanë qenë ato të ish-sulmuesit të Barcelonës, Obamejang, dhe të mbrojtësit të Realit të Madridit, Dani Karvahal.

Në rastin e sulmuesit nga Gaboni, besohet se ishte një bandë italianësh – nga përshkrimi që i ka bërë bashkëshortja e tij – që u fut në shtëpi duke grabitur sende me vlerë dhe para, e duke mos kursyer as vetë sulmuesin, që pësoi disa dëmtime në kokë.

Në rastin e Dani Karvahal mediat spanjolle kanë raportuar se besohet të ketë qenë një bandë shqiptare grabitësish, të cilët kanë tentuar të futen në shtëpinë e mbrojtësit të Realit të Madridit.

Lajmi është bërë me dije nga gazeta “ABC”, që ka nënvizuar se “një bandë shqiptare ka tentuar të futet në shtëpinë e Dani Karvahalit për të vjedhur”.

Por përpjekja e tyre për të mësyrë në shtëpinë e mbrojtësit ka dështuar.

Kjo nuk është hera e parë që bandat shqiptare përmenden në shtypin spanjoll si protagoniste në grabitjen e shtëpive të lojtarëve të La Ligës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×