FOTOLAJM/ Demokratët lënë pas debatet, bëhen bashkë dhe mbledhin firmat për ngritjen e Komisionit Hetimor McGonigal-Rama

Foto Vokshi

Seanca e sotme plenare është përfshirë nga debatet e forta ku kryefjalë është çështja ‘McGonigal’ dhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ndonëse duhet të ishte i pranishëm në sallë pasi kishte interpelancë me një grup deputetësh të PD-së, ka munguar, duke ia deleguar detyrën Spiropalit.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se kjo çështje ka mobilizuar deputetët e opozitës, të cilët janë bashkuar për këtë çështje, duke lënë mënjanë ndasitë mes tyre.

Deputetet e opozitës, pa marrë parasysh grupet, ata kanë nisur të mbledhin firmat për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen McGonigal-Rama.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×