FOTO+VIDEO/ Goli i anuluar i Juventusit, Bonuçi “ndez” sërish polemikat: Kandreva më mban në lojë!

Juventusi ka barazuar mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-2 ndaj Salernitanës në stadiumin “Allianz” në një sfidë ku ka pasur gjithçka.

candreva-khQD--1081x611@Gazzetta-Web_1081x611

Në minutën e 90+5′, Arkadius Milik shënoi një gol me kokë nga goditja e këndit, por Bonuçi ishte në pozicion të parregullt dhe sipas arbitrit dhe VAR-it, mbrojtësi i bardhezinjve ka ndikuar ku sipas rregullores së futbollit ka bërë lëvizje mashtruese te goli i realizuar nga polaku. Së fundmi në intervistën pas ndeshjes, Bonuçi shpjegon golin duke treguar se ishte Kandreva që e mbante në lojë:

BONUCI

“Shpjegimi që më ishte dhënë ishte se unë isha në pozicion të parregullt aktiv. Portieri nuk do ta priste dot atë top, pozicioni im nuk ndërhyn aspak në atë të portierit, këtë nuk e them unë, por rregullorja e futbollit.

Më pas është dyshimi që vjen nga pozicioni i parregullt i Kandrevës. Unë jam një metër larg, Kandreva ishte më i avancuar, këtë e thonë edhe pamjet.

Shpresoj se është mbajtur parasysh edhe pse pamja duhej të ishte e plotë, por nuk ishte kështu. Pozicioni nuk është aktiv.”, përfundoi Bonuçi.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×