Kuvendi nis me debate/ Nikolla i heq fjalën Boçit, demokratët bllokojnë foltoren, rrethohen nga Garda

Deputetet Bllokojne Foltoren

Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend. LinditaNikolla i ka hequr fjalën deputetit Luçiano Boçi, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i demokratëve të cilët janë shprehur kundër qëndrimit të kryetares së Kuvendit.

Ndërkohë menjëherë pas tensioneve të krijuara në Kuvend, Garda ka rrethuar Foltoren.

Kujtojmë se një grup deputetësh të PD-së kanë dorëzuar në Kuvend dje një kërkesë për mocion debati për çështjen ‘McGonigal’ pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, mik i kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, grupi i Alibeajt ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama për këtë çështje.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×