“Më njoftuan prindërit ‘hajde se ndodhi hataja’”, vëllai i vrau gruan, flet bashkëshorti i 37-vjeçares: Rolandi ka qenë dikur në depresion, por…

Migena Sinani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Shkozë të Tiranës, ku 44-vjeçari Roland Sinani ka vrarë kunatën dhe më pas veten.

Bashkëshorti i Migenës, Erjon Sinani në një prononcim për ABC News, ka thënë se në momentin e ngjarjes ka qenë në punë.

Ai ka theksuar se lajmin e ka marrë nga prindërit të cilët i kishin thënë hajde se në shtëpi është bërë hataja e madhe.

“Kam 5 vite i martuar kemi dy fëmijë, djalin 4 vjeç dhe goca afër dy vjeç si ka mbushur akoma. Nuk ndodhesha në shtëpi, isha në punë dhe më erdhi një mesazh nga prindërit, i kishin rënë telefonit, por nuk punonin linjat, kur mora mesazhin i mora në telefon dhe më thanë se hataja e madhe kishte ndodhur, janë vra dy vetë në shtëpinë tonë, ç’të shihja, policia gjak, vëllain të shtrirë në tonë. Gjendja e tij ka qenë normale, ka qenë dikur në depresion, por kohët e fundit ka qenë mirë”, ka thënë ai.

Ndërkohë kujtojmë se 44-vjeçari e kishte vrarë me armë zjarri kunatën e tij në dhomën e gjumit e cila ndodhej në gjumë bashkë me vajzën e saj të mitur. E para që ka dëgjuar krismat ka qenë nëna e Rolandit, të cilës i ka pohuar se ka vrarë nusen e vëllait dhe më pas në oborr ka vrarë dhe veten.

“Më njoftuan prindërit ‘hajde se ndodhi hataja’”, vëllai i vrau gruan, flet bashkëshorti i 37-vjeçares: Rolandi ka qenë dikur në depresion, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook