ZYRTARE/ Rikthehet dhe njëherë në Premier Ligë, Diego Kosta prezantohet me skuadrën angleze

Diego Kosta është zyrtarisht futbollisti më i ri i Ullvërhemptonit. Sulmuesi spanjoll me origjinë braziliane, është rikthyer dhe njëherë në Premier Ligë, kësaj radhe me një aventurë të re.

diego kosta

Ish-futbollisti i Çelsit mbylli aventurën e tij me skuadrën e Atletiko Mineiros dhe prej muajsh qëndron pa ekip.

Ai erdhi në klubin anglez, si zëvendësues i Sasha Kaljaziç, i cili pësoi menjëherë një dëmtim në fillim të sezonit dhe që pritet ta mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×