Pronari i ri i Çelsit, Tod Bohli, do të përpiqet të krijojë një portofol klubesh si rivalët e Mançester Sitit. Amerikani dëshiron të ndryshojë strukturën e menaxhimit të klubit dhe, përmes blerjes së klubeve të tjera, ai ka në plan të dërgojë talentet për t’u rritur.
Ai ka udhëzuar bordin e Çelsit që të studiojë modelet e biznesit të klubeve të tjera. Sheiku Mansur ka një prej portofolave më të mëdhenj të skuadrave nëpër botë.
Në Europë, pronari i Sitit zotëron Truanë (Francë), Lomel SK (Belgjikë), Gironën (Spanjë) dhe Palermon (Itali). Ndërsa përtej kontinentit ka Melburnin (Australi), Montevideo Sitin (Uruguai), Jokohama Marinos (Japoni) dhe Nju Jork Sitin (SHBA).
Arena e Lajmit
