E trishtë! Ishte nominuar për çmimet “Oscar”, vdes në moshën 81- vjeçare aktori i njohur

e-4-2

Aktori i njohur amerikan, Michael Lerner, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga nipi i tij dhe aktori i The Goldbergs, Sam Lerner, në një postim në Instagram.

“Ne humbëm një legjendë mbrëmë. Është e vështirë të thuash me fjalë se sa i shkëlqyer ishte xhaxhai im Michael dhe sa ndikues ishte ai për mua,” shkroi Sam. “Historitë e tij më kanë frymëzuar gjithmonë dhe më kanë bërë të dashurohem me aktrimin. Ai ishte djali më i lezetshëm, më i sigurt, i talentuar dhe fakti që ai ishte gjaku im do të më bëjë të ndihem gjithmonë i veçantë.”- shkruhej në postim.

Me origjinë rumuno-hebreje, Lener lindi në Brooklyn, New York City, më 22 qershor 1941. Ai bëri paraqitjen e tij të parë televizive si një “fëmijë kuiz” në një program televiziv lokal në moshën 13 vjeçare. Më pas Michael vazhdoi studimet për aktrim në Brooklyn College .Pasi mori një bursë Fullbright, Lerner u transferua në Londër për të studiuar teatër në Akademinë e Muzikës dhe Artit Dramatik në Londër për dy vjet gjatë së cilës ai ndau një banesë me John Lennon dhe Yoko Ono.

Ai u zhvendos në Los Anxhelos në 1969 për të ndjekur një karrierë si aktor televiziv përpara se të bënte debutimin e tij të parë në film në 1970 me Alex in Wonderland .

Në vitin 1991, ai luajti në Harlem Nights dhe vazhdoi të luante rolin e Jack Lipnick në Barton Fink . Nga viti 1996-97, Lerner luajti Mel Horoëitz në serialin televiziv Clueless, i ndjekur nga rolet e tij si Z. Greenëay në Elf (2003) dhe Jack Kray në Poster Boy (2004).

81-vjeçarI i cili ishte i nominuar për Oscar ishte i njohur për rolin e tij si producenti i filmit, Jack Lipnick, në Barton Fink (1991), për të cilin u nominua si aktori më i mirë në rol dytësor në Academy Awards.

Michael ka luajtur dhe është shfaqur në filma dhe seriale të tjerasi : The Warden in No Escape (1994), Mel Horoëitz në serialin televiziv Clueless (1996-97), Jerry Miller në The Beautician and the Beast (1997), Mayor Ebert në Roland Godzilla e Emmerich (1998), Z. Greenëay në Elf (2003) dhe senatori Brickman në X-Men: Days of Future Past (2014).

Në vitin 1991, ai luajti në Harlem Nights dhe vazhdoi të luante rolin e Jack Lipnick në Barton Fink . Nga viti 1996-97, Lerner luajti Mel Horoëitz në serialin televiziv Clueless, i ndjekur nga rolet e tij si Z. Greenëay në Elf (2003) dhe Jack Kray në Poster Boy (2004).

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×