Erzeni është skuadra e momentit në futbol lin shqiptar, ndërsa Dashamir Xhika është njeriu i momentit te shijakasit. Katër ndeshje pa pësuar asnjë gol nuk janë pak, duke mbajtur portën të paprekur në plot 360 minuta. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” pas ndeshjes, gardiani i Erzenit nuk i fsheh emocionet për këtë ecuri, ndërsa pohon se sekreti i kësaj skuadre është grupi edhe harmonia që mbizotëron në ekip.
Ai shpreson te një tjetër fitore ndaj Laçit, por qëndron me këmbë në tokë, d
uke pohuar se objektiv është mbijetesa. Xhika nuk e harron lehtë periudhën që qëndroi te të kuqtë, ndaj në respekt të asaj kohe, arriti të mbajë edhe emocionet dhe të mos festojë te goli i shënuar.
Erzeni merr një tjetër fitore të rëndësishme, si ndiheni?
Normal që ndihem mirë për këtë fitore. Të gjithë si ekip jemi të kënaqur.
Patët ndonjë emocion të veçantë përballë Partizanit?
Normalisht pata emocione të veçanta, sepse aty jam rritur si futbollist. Kundër tyre kam gjithnjë emocione të veçanta, pasi edhe te goli nuk festova.
Katër takime dhe asnjë gol i pësuar. E prisnit një nisje të tillë?
Të them të drejtën, nuk e prisnim që nuk do të pësonim gol. Megjithatë, kemi bërë një ekip shumë të mirë dhe kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira. Me Partizanin, me pak fat shpëtuam që nuk pësuam gol.
Cili është sekreti i këtij Erzeni?
Sekreti është grupi. Kemi harmonidhe shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin.
Deri ku mund të shkojë kjo skuadër apo është ende herët?
Ne jemi me këmbë në tokë, sepse është vetëm java e katërt dhe çdo gjë mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Ne luajmë për të mbijetuar.
Ndeshja e radhës me Laçin, do të shohim të njëjtin Erzen?
Është një ndeshje shumë e vështirë, për më tepër që Laçi vjen pas tri rezultatesh negative. Shpresojmë që të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim fitoren.
Arena e Lajmit
and then