“McGonigal”/”Mungova në Kuvend sepse ata nuk meritojnë asnjë përgjigje”, Berisha sfidon Ramën: Nëse je burrë hajde përballu 5 minuta, të tregoj sa…

Berisha Mbledhje Grupi (5)

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” ka folur ndër të tjera lidhur me çështjen “McGonigal” dhe rolin e kryeministrit Edi Rama në takimet me ish-zyrtarin e FBI.

Ndër të tjera, teksa në studio i është lexuar qëndrimi i kryeministrit Rama në Top Channel, ku ka shpjeguar arsyet e tij për të mos shkuar në Kuvend, Berisha i është përgjigjur:

“Bëju burrë dhe hajde 5 minuta këtu të tregoj sa të vlen lëkura. Ose të bëhet burrë e të përballet me Luçiano Boçin në studio”, u shpreh Berisha.

Pak më parë, kryeministri Rama e arsyetoi mungesën e tij në Kuvend me faktin që sipas tij opozita nuk meriton asnjë përgjigje.

“Ata nuk meritojnë asnjë përgjigje nga unë, ata nuk i meritojnë më përgjigjet e mia. Unë jam shumë i keqardhur që duke qenë shumë i disponueshëm për të qenë i përfshirë për të dhënë përgjigje për të bërë debat, por për fat të keq kam rënë jo njëherë po shpesh herë në nivelin e tyre dhe me këtë rast jam bërë dhe unë kontributor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve për debatin politik. Nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe nuk kam më asnjë për ata”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×