Vjen zyrtarizimi nga ana e klubit italian, fituesi i Tripletës me Interin bëhet trajneri i ri i skuadrës së Serisë A

Tiago Mota është zyrtarisht trajneri më i ri i Bolonjës, i cili do të jetë pasuesi i të shkarkuarit Sinisa Mihajloviç.

tiago mota

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një prononcimi në faqen zyrtare, me ish-futbollistin që firmos kështu një kontratë 2-vjeçare me klubin italian.

Kështu, fituesi i Tripletës me Interin në 2010 nis një aventurë të re si trajner në Serinë A, pas atyre me Xhenoan e me Specian.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×