EKSKLUZIVE/ U vendos për të mos u luajtur të dielën, zbulohet arsyeja e shtyrjes së supersfidës Kukësi-Partizani

Ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit ishte planifikuar të luhet të dielën e 18 shtatorit, por mësohet se së fundmi FSHF-ja dhe transmetuesi i ndeshjes kanë vendosur ta shtyjnë ndeshjen me një ditë, duke e planifikuar për ditën e hënë më datë 19, duke nisur nga ora 15:00 në “Kukës Arena”.

PARTIZANI KUKESI 1

“Panorama Sport”, mëson se arsyeja e kësaj shtyrjeje është mjaft e veçantë.

Kapiteni i verilindorëve, Gjelbrim Taipi martohet të dielën dhe drejtuesit kanë kërkuar që bashkë me lojtarët të jenë të pranishëm në banket.

Kërkesa e tyre është miratuar.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×