Gjyqtarë takime me McGonigal? Berisha: Kam folur për prokurorët e SKAP-it, çdo gjë do bëhet publike përmes komisionit hetimor

Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha pohoi sot takime të prokurorëve të SPAK-ut me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal.

I pyetur nga një qytetar për të dhënë emra gjyqtarësh, Berisha tha se çdo gjë do bëhet publike nëpërmjet komisionit hetimor parlamentar.

“Kam folur për prokurorë të SKAP-it, por e sigurt që s’janë vetëm ata. Çdo gjë do bëhet publike nëpërmjet komisionit hetimor parlamentar, i cili do jetë autoriteti zyrtar që do informojë opinionin publik shqiptar dhe atë të SHBA-ve për veprimtarinë e McGonigal, bashkëpunëtorëve të tij në qeverinë shqiptare me në krye Edi Ramën”, deklaroi Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×