Në prag të sfidës ndaj Barcelonës, ja cili është shqetësimi i vetëm i Nagelsman

4 gola në tri ndeshjet e fundit është bilanci i Bajern Mynihut në Bundesligë. Kjo gjë vërehet qartë nga problemet po has reparti difensiv. Tashmë fokusi i të besuarve nga Nagelsmani hidhet drejt sfidës ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve.

bajern

Vetë tekniku i rekordmenëve gjermanë nuk e ka “zyrtarizuar” se kush do të jetë në qendër të mbrojtjes përkrah Lukas Hernandezit.

Dilema përshin Matajs de Ligtin dhe Upamekanon. Holandezi vjen pas një shfaqjeje “të shëmtuar” në fundjavë, pasi shkaktoi penalltinë e barazimit ndaj Shtutgartit, ndërsa Upamekano shihet alternativë më e arsyeshme, duke marrë në konsideratë njohjen e Levës në kohën kur luante në Lajpcig.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×