Pritje vendimtare dhe lidership, Menja 4-fishon vlerën e kartonit

Majk Menja është në mesin e pesë portierëve më të mirë të planetit dhe kjo do ta pengojë Hugo Lorisin, kapiten dhe portier i kombëtares franceze në fuqi, t’i afrohet me qetësi Botërorit të nëntorit në Katar. Numri 16 kuqezi, në fakt, është gati të vjedhë vendin e tij si titullar në skuadër. Ai u ble nga “Djalli” në verën e vitit 2021 për të zëvendësuar Xhanluixhi Donarumën.

MENJA

Një akord me leverdi të madhe për kuqezinjtë, duke qenë se e bleu (sipas shifrave në bilancin e kuqezinjve) për 14.3 milionë euro nga Lila, teksa sot, pak a shumë, kartoni i portierit vlen nga 55 deri në 60 milionë euro. Ky është katërfishim i çmimit të blerjes. Që nga bashkimi me Milanin, “Magic Mike” ka sjellë në ekip lidershipin e tij të lindur, duke u bërë pikë refrimi në dhomat e zhveshjes. Por mbi të gjitha, ajo që ka më shumë rëndësi, Menja është një portier i mrekullueshëm: Në sezonin 2021-2022, i pari i tij në Itali, që përkon me titullin e 19-të, ai u vlerësua portieri më  imirë në kampionat nga Lega Serie A. Dhe këtë sezon, ku Milani dëshiron të mbrojë kurorën, Menja po bën sërish një fillim të shkëlqyer.

Dy ndërhyrjet shpëtuese në derbi, 3-2, për t’u thënë jo goditjeve nga Lautaro Martínez dhe Hakan Çalhanoglu. Ndaj Sampit u përsërit kundër Verres dhe Kualjarelës, teksa më herët pati ndalur edhe Gabiadinin. Në barazimin e Sasuolos priti një penallti, teksa kundër Atalantës dha kontribut edhe si mbrojtës i lirë. Aktualisht kemi të bëjmë me një mbrojtës ekstrem me vlera botërore dhe Milani absolutisht nuk mendon ta shesë. Të paktën në të ardhmen e afërt.

Arena e Lajmit


Pritje vendimtare dhe lidership, Menja 4-fishon vlerën e kartonit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook