Vijon paligjshmëria ndaj “Prestige Resort”/ Pasi shkatërrohet dera hyrëse, një grup i OSHEE ndërhyn në godinën që nuk është konfiskuar

Prestige

Ndërhyrjet e paligjshme në ambientet e “Prestige Resort” kanë vazhduar edhe ditën e sotme. Kamera e Panorama TV ka qenë pranë kompleksit, ku konstatohet se një grup i OSHEE kanë ndërhyrë në një godinë që nuk është e konfiskuar për të bërë lidhje të energjisë elektrike me anë të një transformatori.

Mësohet se transformatori ndodhet pikërisht në një godinë që nuk është e konfiskuar.

Ndërkohë ditën e sotme brenda “Prestige Resort” kanë shkuar një grup i konfiskuesve dhe disa punonjës të shërbimit social, të cilët po bëjnë disa inventarë. Po ashtu me urdhër të tyre janë edhe disa punonjës të policisë private.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama sfidoi Gjykatën Kushtetuese, duke urdhëruar fadromat të prishin derën hyrëse të “Prestige Resort” në Golem dhe duke zaptuar një pronë private pa vendim gjykate.

Pas orarit zyrtar të punës efektivët e policisë dhe punonjësit e IKMT duke mos dhënë asnjë paralajmërim janë gjendur para “Prestige Resort” me një fadromë dhe kanë hedhur në tokë derën e resortit. Urdhri i Kryeministrit është ekzekutuar pikërisht dje, ditën kur në GJK po shqyrtohej një kërkesë e PDsë për shfuqizimin e aktit të qeverisë për konfiskimin e pronave me VKM.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×