Klubi e paguan 71 mijë euro për gol, Zhiru bomberi “low cost” i Milanit

Olivie Zhirusë i mjaftuan shtatë fjalë për të përshkruar fitoren e Milanit kundër Sampdorias. “Me mendje dhe zemër te kjo skuadër”, shkruante francezi në profilin personal në “Instagram”. Goli i tij i dha ekipit tri pikë, teksa ky rezultat i kombinuar me barazimin e Atalantës mban Milanin në vendin e parë së bashku me Napolin dhe pikërisht Gjimshitin me shokë.

ZHIRU

Tani e dinë të gjithë se 35-vjeçari është thelbësor për Milanin. Një vit më parë erdhi falas te kuqezinjtë, të cilët i konsideron shenjë hyjnore në karrierën e tij. 11 gola në kampionat dhe Milani kampion Italie. Napoli dhe Interi të mbytura nga uragani francez, që konfirmohet lider teknik dhe psikologjik. Sensi i sakrificës dhe ftohtësia para porte e kanë shndërruar në pykë titullare. Sigurisht, mungesat e Ibrës dhe Origit kanë ndikuar, por “Djalli” duket i varur nga Zhiru.

ECURIA

Gjashtë prezenca sezonale për diçka më shumë se 300 minuta dhe 3 gola të shënuar. Numri 9 i ‘garanton’ skuadrës gjysmë goli sa herë zbret në fushë. Bolonja, Interi dhe Sampdoria janë viktimat e tij të deritanishme. Thotë se golat e ndihmojnë për vetëbesimin. Ndërkohë një ndihmë të madhe, siç thotë Zhiru, po ia jep edhe Zoti. Lutjet para ndeshjes dhe meshat janë pjesë e rutinës së tij. Në përditshmëri praktikon edhe “dance” modern. E ka nisur që në adoleshencë dhe nuk heq dorë pasi e ndihmon për elasticitetin muskulor. Sekreti tjetër janë kivit. Francezi thotë se konsumon sasi të mëdha nga fruti tropikal, që është pjesë e pandarë e çdo vakti. Luleshtrydhet dhe mjedra janë gjithashtu ndër të preferuarat e tij, por asnjë nuk krahasohet me kivit.

ZHIRU 1

RINOVIMI

Milani ndërkohë vjen nga 22 rezultate pozitive radhazi dhe nuk dëshiron të ndalet. Zhiru gjithashtu, pavarësisht se nesër Pioli mund t’i japë pak frymëmarrje për ta ruajtur në kuadër të ndeshjes me Napolin. Leao, që pritet të luajë si qendërsulmues, do të ketë nevojë për këshillat e francezit, i cili pavarësisht moshës vlen 1 milionë euro. Për Milanin ka shënuar 14 herë ndaj deri më tani çdo gol i vlen 71 mijë euro, ndërkohë që Juvja ‘paguan’ Vlahoviçin 6.3 milionë euro për çdo gol (11 herë ka shënuar serbi si bardhezi). Në fakt, rëndësia e tij ndihet dhe me kontratën që i skadon në fund të sezonit, klubi po mendon t’i ofrojë rinovimin. Thuhet se bisedimet kanë nisur dhe këto gola mund të jenë shenja hyjnore e radhës për numrin 9 kuqezi.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×