
Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleks Buda” në Tiranë, ndërsa policia njofton se 67-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra në kokë.
NJOFTIMI:
Më datë 12.04.2023, në rrugën “Aleks Buda”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Arena e Lajmit