Humbja e së dielës ndaj Erzenit është padyshim e dhimbshme për nga mënyra se si erdhi, por kur sheh Partizanin tëparin në renditje, sjell qetësi dhe tregon se nuk ka shumëvend për “panik”. Madje nëse i hedhim një sy statistikave tëkëtyre 10 sezoneve që nga rikthimi në Superiore, ky ështëstarti i dytë më i mirë pas katër ndeshjeve të para.
I vetmi sezon kur “demat” kanë arritur tëmarrin më shumë se 9 pikë nëkatër javë, është ai 2015-2016, kur kishin grumbulluar 10 pikë. Në atë sezon “demat” e mbyllnin në vendin e dytë, pasSkënderbeut. Në të gjithë edicionet e tjera Partizani ka arritur të grumbullojë maksimalisht7 pikë, teksa më i dobëti është ai 2017-2018, kur e nisnin mevetëm 2 pikë.
Atë sezon e mbyllnin në vendin e pestë. Edhesezoni i shkuar u nis në mënyrën mjaft të keqe, pasi pas katërndeshjeve, Partizani kishte grumbulluar vetëm tri pikë.
Arena e Lajmit
