Ish-drejtori i ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani, është ekstraduar nga Tirana në Spanjë, për të kryer dënimin e tij pasi grabiti dy herë shtëpinë e yllit të Realit të Madridit, Karim Benzema, por edhe për disa raste të tjera grabitjeje.
Këtë lajm e ka raportuar prej disa muajsh prestigjiozja spanjolle, “Marca”, e cila theksoi së bashku me disa media të tjera iberike se si këta persona arrinin poste të tilla në Shqipëri.
Prodani u arrestua përpara disa muajsh në një bashkëpunim të policisë shqiptare me Interpolin dhe policia iberike ka raportuar se Prodani është ekstraduar nga Shqipëria në Spanjë.
“Bashkëpunimi mes NCB të INTERPOl të Madridit dhe Tiranës ka mundësuar ekstradimin e një shtetasi shqiptar të kërkuar nga sistemi i drejtësisë spanjolle, falë marrëveshjes së nënshkruar mes Spanjës dhe Shqipqërisë. Ky është Alfred Prodani, autori i dyshuar i grabitjes në shtëpinë e një futbollisti të njohur”, shkruan Policia Nacional në postimin e saj në “Twitter”.
La colaboración entre las OCN #INTERPOL de #Madrid y #Tirana han permitido la extradición de un ciudadano albanés buscado por la justicia española, gracias al convenio firmado entre #España y #Albania
Se trata del presunto autor del robo en el domicilio de un conocido futbolista pic.twitter.com/alZ3QW1o1e
— Policía Nacional (@policia) September 13, 2022
Arena e Lajmit
