
Policia e Sarandës ka shoqëruar disa persona për rastin e zhdukjes së 46-vjeçarit Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, të cilët po merren në pyetje.
“BalkanWeb” mëson se familjarët e Leonard Thodhorit kanë konfirmuar miqësinë me 46-vjeçarin tjetër
Ndërkohë, 46-vjeçari Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi rezulton pronar i një bar-restoranti në Ksamil.
Dyshohet se në maj të 2020 është plagosur me thikë gjatë një konflikti. Si Thedhori edhe Sulovari janë me precedentë të shumtë penale.
Arena e Lajmit