Ditën e sotme Partizani ka zyrtarizuar rivalin që do të ketë në turin e parë të Kupës së Shqipërisë.
Oriku është skuadra që do të tentojë të bërë surprizën ndaj “demave”, megjithëse duket një mision thuajse i pamundur, duke pasur parasysh diferencën në para dhe cilësi mes dy skuadrave.
Ndeshja e parë do të luhet në Orikum në 28 shtator, ndërsa takimi i kthimit në kryeqytet në 12 tetor.
Ka shumë shanse që përballja e dytë ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë të luhet në impiantin privat të klubit në Tufinë.
Dhomat e zhveshjes janë ndërtuar prej kohësh në stadiumin e “demave”, madje janë ndër më modernet në vendin tonë.
Pjesa e tribunave tashmë mund të quhet e mbyllur me vendosjen e stolave dhe duke u nisur nga kjo, klubi po mendon ta luajë në shtëpinë e re këtë ndeshje.
Ekipet e moshave i zhvillojnë ndeshjet prej kohësh atje.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
