Mbrëmja e djeshme do të mbetet gjatë në memorien e Kristjan Aslanit, me mesfushorin e Kombëtares që debutoi në Ligën e Kampioneve në ndeshjen mes Interit dhe Viktoria Plzen.
20-vjeçari u aktivizua në minutën e 84-të të sfidës teksa mori vendin e Marselo Brozoviç në momentin e zëvendësimit, i cili u komentua gjerësisht me mesfushorin që mori urime të shumta ku nuk mund të mungonte dhe ish-skuadra e tij Empoli.
“Komplimenta Kristjan për debutimin në Champions!”, ishte shkruar në postimin e Empolit në “Twitter”.
Complimenti Kristjan per l’esordio in @ChampionsLeague 💪👏 pic.twitter.com/PTIyIFWpS6
— Empoli Football Club Official (@EmpoliFC) September 14, 2022
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
