Ibrahimoviç nuk di të ndalet: Tërheqja nga futbolli? Kur të shoh një futbollist më të fortë se unë!

Zlatan Ibrahimoviç nuk di të ndalet! Sulmuesi suedez, i cili aktualisht po zhvillon fazën e riaftësimit në gjurin e tij, ka lançuar një intervistë për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” duke deklaruar se nuk do të tërhiqet nga futbolli ndonëse është në moshën 40-vjeçare:

IBRAHIMOVIC

Tërheqja nga futbolli – “Kam shumë uri dhe dua të vazhdoj. Nuk do të tërhiqem deri sa të shoh një futbollist më të fortë se unë!”

Karikimi për Milanin – “Shokëve të skuadrës i kërkoj rezultate çdo ditë, si në seancat stërvitore po ashtu edhe në ndeshje dhe disiplinë. Do të ishte bukur të kalojmë grupet e Champions-it, por duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje pa harruar kampionatin. Më pëlqen të kem kaq shumë shokë skuadre të rinj në moshë dhe të kem kaq shumë përgjegjësi.”

Mino Raiola – “Për të kam vetëm gjëra të mira. Do të qendrojë gjithmonë në zemër dhe do të më mungojë gjithmonë.”, përfundoi Ibrahimoviç.

– Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×