Ish-presidentja Jahjaga prezentë në festën e 34-vjetorit së Dafina Zeqirit

screenshot_23-8-1

Artistja e mirënjohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, ka festuar ditën e djeshme (e premte) ditëlindjen e 34-të.

Ajo ka organizuar një ceremoni madhështore me miqtë dhe të afërmit për të shënuar këtë përvjetor të lindjes në një nga restorantet e njohura në Prishtinë.

Mes emrave të shumtë të skenës, e pranishme në ditëlindjen e Zeqirit ka qenë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

E cila ka postuar disa foto në llogarinë e saj në  ‘instagram’ ku tërhoqi mjaftë vëmendje me paraqitjen elegante me një palë pantallona të zeza dhe një këmishë rozë krah për krah me Dafinën.

Foto/Instagram

“Urime ditëlindjen yll, Dafina Zeqiri”, ka qenë urimi që Jahjaga ia ka bërë krijueses së hitit “Harroj”.

Foto: Instagram

Të njëjtat duket se ruajnë raporte të mira me njëra-tjetrën pasi janë parë në shumë evente bashkë.

Në ditëlindjen e Dafinës duhet theksuar se nuk mungoi as DJ Geek, me të cilin u tha se është ndarë.

Foto: Instagram

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×