Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler pas fitores me rezultatin 2-0 ndaj Barcelonës mbrëmjen e djeshme, është përballur me një situatë të pakëndshme.
Sipas asaj që raporton prestigjiozja gjermane “BILD”, sulmuesi i bavarezëve gjatë kohës që ishte duke luajtur ndaj katalanasve, disa hajdutë i kanë hyrë në shtëpi duke grabitur sendet me vlerë.
Sipas policisë lokale, në një vilë në Oterfing, një qytezë në jug të Mynihut, janë vjedhur para, bizhuteri dhe sende me vlerë për një shumë prej rreth 500 mijë eurosh.
Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e pronarit, por sipas prestigjiozes “BILD”, vila i përket 33-vjeçarit gjerman.
Ndonëse policët kanë mbërritur vetëm pak minuta pas vjedhjes, dy grabitësit kanë arritur të arratisen dhe për momentin, pavarësisht nga kërkimet ende nuk janë gjetur.
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
