Kapiteni i Liverpulit dje në fushë, Virxhil van Dajk, ka marrë frymë i çliruar pas triumfit të vonë kundër Ajaksit.
“Ishte shumë e rëndësishme për të treguar një reagim pozitiv. Nuk është e lehtë të bësh kthesën, por bëmë një hap në drejtimin e duhur. Gjatë ndeshjes patëm momente të shkëlqyera. Ishte shumë e rëndësishme që të fitonim dhe shkonim kështu në pushimin e ndeshjeve të kombëtares”, tha mbrojtësi holandez, i cili pati edhe një rast të mirë për të shënuar:
“Duhet të kisha realizuar. Ishim të rrezikshëm në goditjet standarde, veçanërisht në ato të këndit. Por fatmirësisht e bëri Matip. Kritikat? Nuk po e dëgjojmë atë që thotë bota. Shumë ish-lojtarë, të cilët e dinë atë që po kalojmë, flasin shumë për të na ulur”.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
