Me shiritin e kapitenit në krah, talenti shqiptar shënon dopietë për një minutë në Europë

Talenti shqiptar i Panathinaikos, Leandro Frroku, arriti të realizonte dopietë në harkun kohor të 1 minute, ne duelin e Ligës së Europës për të rinjtë, në përballjen që skuadra greke zhvilloi ditën e sotme ndaj Slavias së Sofies U-19, ku Panathinaikosi triumfoi me rezultatin e thellë 8-0.

Frroku

Frroku është titullar absolut te skuadra e tij, teksa mban edhe shiritin e kapitenit. 18-vjeçari shqiptar realizoi dopietë në minutat 44 dhe 45, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të Panathinaikosit. Titullar në këtë duel ishte edhe portieri shqiptar Klidman Lilo, që mbajti portën e paprekur.

Leandro Frroku

Si Lilo ashtu dhe Frroku janë 2 nga futbollistët më të rëndësishëm te skuadra e Panathinaikosit. Me këtë triumf skuadra greke ka siguruar kualifikimin për në raundin pasardhës.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×