Shawn Mendes dhe Camila Cabello ribashkohen në “Coachella” një vit pas ndarjes së tyre

Screenshot_12-17-2

Ish-partnerët Shaën Mendes dhe Camila Cabello u panë duke biseduar në “Coachella” të premten, pak më shumë se një vit pas ndarjes së tyre.

Këngëtari i “Stitches”, 24 vjeç dhe ylli i popit “Havanna”, 26 vjeçare, u filmuan duke festuar së bashku në festivalin muzikor në një klip të shpërndarë në Twitter.

Në videon e shkurtër, Cabello i thotë diçka Mendes, i cili po mbante në duar një pije.

Në një tjetër klip, ish-çifti ngritën gotat e tyre plastike teksa festonin me miqtë.

Ata njoftuan ndarjen e tyre në Instagram në një deklaratë që të dy e postuan në InstaStory.

Pas ndarjes së tyre, Cabello kaloi te CEO i Lox Club, Austin Kevitch.

Ata u kapën nga paparacët për herë të parë në qershor 2022, por lidhja u ndërpre tetë muaj më vonë.

Shawn nga ana tjetër këtë kohë u përfol për një lidhje me 51-vjeçaren, Jocelyne Miranda.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×