U mposhtën 4-0, familja e trajnerit portugez përjeton momente tmerri/ Tifozët godasin makinën me…

Familja e trajnerit të njohur të Portos, Serxho Konseisaos përjeton momente tmerri pasi skuadra luzitane u mposht 4-0 mbrëmjen e djeshme nga Klab Bryzh në stadiumin “Do Dragao”, e vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions-it.

KONSEISAO

Tifozët kanë sulmuar me gurë makinën ku brenda ishte e gjithë familja e Konseisaos, bashkëshortja Liliana dhe dy fëmijët, Rodrigo 22 vjeç dhe Zhoze 7 vjeç.

Gurët kanë thyer xhamat e makinës dhe kanë goditur një nga dy fëmijët e trajnerit portugez.

Sulmi dyshohet se është kryer nga një grup i izoluar i tifozëve të Portos.

Konseisao është në sezonin e tij të gjashtë në pankinën e Portos, teksa e ka udhëhequr ekipin në fitimin e tre kampionateve, tre Superkupave të Portugalisë dhe dy Kupa të Portugalisë.

Ai do të drejtojë rregullisht stërvitjen e sotme, pavarësisht frikës së madhe për familjarët.

– Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook