VAR-i, armiku i ri i Juventusit/ Nga 2017 e deri më sot, bardhezinjtë janë ekipi që i janë bërë më shumë thirrje kundër

Të mendosh keq nevojitet fare pak, aq më tepër kur sheh një rast si ai që ndodhi në sekondat e fundit të Juventus-Salernitana. Por nëse hyn edhe më thellë që të jetë e mundur në analizë dhe të studiosh të gjitha momentet e bashkëjetesës me VAR-in, nga sezoni 2017-2018 kur ai u vu në zbatim, pyetja lind spontane:

JUVENTUS

“Si ka mundësi që Juventusi është skuadra absolutisht më e penalizuar nga teknologjia në gjashtë vitet e fundit?”. Shifrat janë vërtet të frikshme, sepse po flasim vetëm për 23 herë kur VAR-i është thirrur në favor të “Zonjës së Vjetër”, ndërkohë që goli i anuluar i Milikut ishte thirrja e 44-rt kundër rekordmenëve italiane.

vari i thirrur ne favor

Diferenca prej -21 rastesh në dëm të Juventusit është sigurisht një shifër që duhet të bëjë disi të reflektojë, duke parë se nëse llogarisim vetëm skuadrat e mëdha të Serisë A, të gjitha të tjerat me përjashtim edhe të Romës (diferenca -1), thirrjet e VARit i kanë shumë herë në favor, me Napolin që mban një rekord me +19. Ato që ndjekin janë më pas Lacio me 9, Interi me 7 si dhe Atalanta e Milani respektivisht me 7 dhe 5 thirrje në favor.

vari i thirrur kunder

Gjithsesi, për të forcuar edhe më tepër faktin se VAR-i duket se është shndërruar në armikun më të madh të Juventusit e konfirmon edhe ky start sezonal. Deri tani shifrat thonë se pas vetëm 5 ndeshjeve të para në kampionat është sërish “Zonja e Vjetër” skuadra më e penalizuar nga VAR-i me pesë thirrje kundër, ndërkohë që në favor nuk ka marrë asnjë.

Një çmenduri, duke menduar se vetëm në ndeshjen ndaj Romës ishin dy raste të diskutueshme për penallti, me Vlahoviçin protagonist, por në asnjërin prej tyre arbitri kryesor dhe dhoma me ekranet gjigante në prapaskenë nuk denjoi që të kërkojë një rishikim.

NDERHYRJET E VAR-it

Edhe kjo diferencë sivjet është vërtet e frikshme, pasi nuk po flasim për një skuadër që hyn rrallë herë në zonën rivale… Prandaj me të drejtë, sidomos pas rastit me Salernitanën, tifozët me të drejtë ngrenë dyshime: Ka diçka prapa që po kurdiset, apo është thjesht fati i keq i “Zonjës së Vjetër”? E kush mund ta japë këtë përgjigje…

Përgatiti: JETON STAMOLLA – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×