“Aty dhe ashtu siç ishte!”, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit jep lajmin: Gjykata e Strasburgut merr për gjykim çështjen e Teatrit Kombëtar

Gjykata e Strasburgut do të marrë në shqyrtim çështjen e mos ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe pretendimet e ngritura nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Ky lajm bëhet i ditur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila ka publikuar në faqen zyrtare të saj dhe shkresën e ardhur nga Strasburgu. Sipas Aleancës, ky vendim shënon kulmin e betejës tonë ligjore lidhur me Teatrin Kombëtar.

“Të dashur Qendrestarë, miq dhe mbështetës të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se ndryshe nga Gjykata jonë Kushtetuese e cila nuk pati kurajon të mbroje vendimin e saj dhe të ngrihet në lartësinë e detyrës, Gjykata e Strasburgut ka pranuar kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe ka kaluar për gjykim çështjen e mos ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me Teatrin Kombëtar.
Ky vendim shënon kulmin e betejës tonë ligjore lidhur me Teatrin Kombëtar.
Jemi më të motivuar se kurrë për ta çuar deri në fund Kauzën tonë,
TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.”, thuhet në postimin e Aleancës.

Kujtojmë se shembja e teatrit Kombëtar shkaktoi tensione dhe protesta, ndërsa shumë artistë dhe anëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë u përplasën me policinë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×