Bylisi aktivizon blerjet e reja, nigeriani Çarls shënon në fitoren e U-21

Bylisi ka zbritur në fushën e stërvitjes dhe tashmë është përqendruar te sfida shtëpiake me Egnatian, të cilën e luan në stadiumin “Adush Muça”, të shtunën. Mallakastriotët i kanë bërë një nisje të mirë garës, teksa kanë 7 pikë, me dy fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Bylisi

Në fakt, kalendari në premierë rezervoi sfida të forta për Bylisin dhe me ekipe me pretendime, por që ballshiotët duket se kanë rezistuar mjaft mirë deri më tani. Sfida e radhës në shtëpi është vlerësuar në maksimum nga stafi teknik dhe skuadra. Ajo që duhet theksuar ka të bëjë me faktin se është hera e parë në historinë e këtyre dy skuadrave që përballen me njëra-tjetrën në Kategorinë Superiore. Interesi në Ballsh është rritur dukshëm dhe kjo vihet re nga prezenca në ndeshjet në shtëpi apo dhe seancat e skuadrës në kompleksin “Bylis”.

Trajneri Arian Bellai ka menduar që t’u japë minuta në sfidën e djeshme edhe lojtarëve të ardhur së fundmi. Kështu, Riste Karakamishev, Eskuerdinja apo dhe Atshimene kanë luajtur si titullarë dje në ndeshjen e Bylisit U-21 ndaj Egnatias U-21 dhe e gjithë kjo bëhet që ata të jenë gati sa më shpejt e të kapin formën optimale.

Charles

Po ashtu është aktivizuar edhe i riu, Xhuljo Ndreu, edhe ky një lojtar me perspektivë. Nigeriani Atshimene, prej të cilit pritshmëritë janë të mëdha, dje ka gjetur golin me fanellën ballshiote, por me skuadrën U-21, teksa ka luajtur si titullar. Stërvitja e skuadrës së parë dje është zhvilluar në mesditë, ndërsa për Egnatian pritet që të jenë të gjithë në dispozicion.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×