“E shtuna, sipari i revolucionit demokratik”, Berisha për protestën e 11 shkurtit: Do përmbysim regjimin diktatorial

Sali Berishaaa

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një bashkëbisedim me banorët e disa degëve të selisë blu në kryeqytet. Bëhet fjalë për demokratë e simpatizantë të degëve 6, 7 dhe 16 të Tiranës.

Që në nisje të fjalës së tij Berisha theksoi se protesta e së shtunës do jetë sipari i revolucionit demokratik.

“Të dashur demokratë, drejtues të degëve respektive, përshëndetje! e shtuna është një ditë e madhe. Moti siç e shihni është i ftohte, por ajo do jetë një nga ditët më të ngrohta për shqiptarët. Ata presin me zemër protestën tonë të fuqishme, siparin e revolucionit demokrat, me të cilin ne duhet të largojmë dhe përmbysim një nga regjimet më karikaturë, diktatoriale dhe më të shëmtuara. Sirenat e shkretimit të vendit po bien në të katërta anët e tij.”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×