Tirana ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen ndaj Teutës pasditen e djeshme, me seancën e radhës stërvitore të zhvilluar në “Skënder Halili”. Te bardheblutë, rikthimi te fitorja tani është një kusht, duke qenë se në dy ndeshjet e fundit nuk e kanë arritur një të tillë.
Seanca ka vijuar normalisht, ku dallonin ushtrimet me topin dhe kombinimet mes lojtarëve. Në fund vëmendja ishte te saktësia përpara portës, teksa provoheshin goditje në portë nga mesfushorët dhe sulmuesit. Mungesë e rëndësishme në mbrojtje për Tiranën do të jetë Najkovski, i cili nuk është stërvitur me grupin, por ka punuar në palestër. Mbrojtësi festonte dje 29-vjetorin e lindjes dhe për këtë si duket ka menduar të qerasë të gjithë ekipin me pica në fund të stërvitjes.
FORMACIONI- Ashtu siç u shpreh edhe pas ndeshjes me Kastriotin, synimi i Orges Shehit është që të krijojë një Tiranë sulmuese. Sa i përket formacionit që do të zbresë në fushë ndaj Teutës të premten, nuk priten ndryshime nga ndeshja e fundit, përveç Najdovskit, i cili nuk do të jetë i disponueshëm.
Me Bekajn nëportë, ndërsa në mbrojtje i dyzuar nga mungesa e maqedonasit, pritet të luajë një mes Zhivanajt dhe Isenit. Behiratçe do të jetëqendra tjetër, ndërsa në krahëToshevski dhe Përgjoni. Në mesfushë do të rreshtohen Aleksi,Deliu dhe Kallaku, ndërsa nësulm Hasani, Ismajlgeci dheXhixha. Mesfusha dhe sulmi dotë jenë njësoj si me Kastriotin.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
