Lajme të mira për Partizanin, dy titullarë gati në duelin ndaj Kukësit

Partizanit iu desh të bënte pa disa nga lojtarët titullarë në ndeshjen ndaj Erzenit dhe kjo padyshim pati ndikimin e vet edhe në lojën e skuadrës dhe në fund në rezultatin e ndeshjes.

Kolela Partizani

Hoti dhe Matondo ishin padyshim mungesat e mëdha për atë ndeshje. Gjithsesi, kjo javë ka nisur me lajme të mira, pasi pritet që me shumë mundësi të dy lojtarët të jenë në dispozicion të trajnerit Kolela për transfertën ndaj Kukësit të hënën.

Të dy janë kthyer ditën e djeshme në fushë dhe janë angazhuar me vrapime, teksa sot ose nesër pritet t’i bashkohen skuadrës normalisht në stërvitje. Shtyrja e ndeshjes nga e diela në të hënën e ka ndihmuar jo pak Partizanin, pasi i ka dhënë kohë lojtarëve të rikuperohen.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×