Protesta e 11 shkurtit/ Luçiano Boçi: Do jemi 100 mijë në shesh! Lubonja: Opozita është kontradiktore. Përmbysja paqësore e pushteti arrihet vetëm me…

Open

Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, po diskutohet në lidhje me protestën kombëtare të 11 shkurtit.

I ftuar në studio, analisti Fatos Lubonja u shpreh se e rëndësishme nuk është se sa shqiptarë dalin në shesh atë ditë, por se sa të vazhdueshme do të jenë këto protesta të cilat sipas tij mund të sjellin përmbysje paqësore të pushtetit.

Lubonja shtoi se populli ynë është mësuar me një situatë të tillë dhe se as çështja McGonigal nuk mjafton për ta ngritur popullin në këmbë.

Ndërkohë deputeti Luçiano Boçi është shprehur i bindur se në 11 shkurt në shesh do të mblidhen 11 mijë shqiptarë dhe për këtë ai tha se opozita i ka dhënë provat.

Ai shtoi se ky është momenti që opozita të mos rrijë më në zyra por të dalë në rrugë.

Pjesë nga biseda në studio:

Fatos Lubonja: Nuk mendoj që numrat janë më të rëndësishmit.

E ndjek retorikën e opozitës, ka një kontradiksion aty.
Gjuha e përdorur, por të dëgjojmë fjalët e Berishës, përdoren njëkohësisht fjala revolucion, nuk lejojmë fjalë të tilla dhe nga ana tjetër përdoren fjalë protesta paqësore, zgjedhje, foltore.
Revolucioni është përmbysje me dhunë e ndërrim elitash.

Problemi nuk është nëse nxore 100 apo 80. Fole me ta dhe ikët në shtëpi, ç’ndodhi? Nuk ishte revolucion

Luçiano Boçi: Revolucion demokratik

Lubonja: Ideja ime është sa është në gjendje kjo opozitë të bëjë një gjë që mungon e ka munguar që të çon ke revolucioni i kadifenjtë. Ka një lëvizje të vazhdueshme, kjo është karakteristika, jo sa njerëz solle në shesh. E rëndësishme është sa njerëz vijnë çdo ditë dhe thotë nuk ikim pa ikur ky. Kjo mund të sjellë përmbysje paqësore.

Unë nuk gjykoj që ka arritur puna që populli nuk duron më, është bërë si ajo bretkosa që nuk del nga kazani derisa të ngordhë.

Edhe kur flasim për skandalin McGonigal, shpresa më e madhe e shqiptarëve, është që amerikanët të vijnë të bëjnë gjëra.

Shpresë e rrejshme sepse amerikanët janë pragmatistë dhe e dyta sepse nëse të ndihmojnë do jemi aty ku ishim.

Boçi: Do arrihen 100 mijë sepse kemi provuar që e kemi arritur pavarësisht kuundërshtimeve. Do jenë konstante protestat sepse kemi zhvilluar disa deri tani. Mbyllet çështja e skandalit me këtë? Nuk është çështje rastësore, u zbulua ajo që dihej në skandalin publik por ligjëruan zemërimin.

Tani nuk ka të rijë opozita në zyrë por të rrijë në shesh.
Ndryshim sistemi sepse jemi në një sistem korruptiv dhe për mendimin tim duhet ndryshuar.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×