VIDEO/ Periudhë e errët për Juventusin, në “Allianz Stadium” ndodh e papritura me tifozët

Humbja 1-2 përballë Benfikës zhyt në krizë të thellë Juventusin dhe ndan skuadrën me tifozët e saj. Në fund të sfidës së Ligës së Kampioneve, lojtarët bënë xhiron e zakonshme poshtë tifozëve për t’i duartrokitur, por si përgjigje morën vetëm vërshëllima dhe kontestime.

alegri

Por nëse deri tani fajtorë cilësoheshin vetëm lojtarët për atë që jepnin në fushë, për herë të parë i gjithë stadiumi thuajse u çua në kor edhe kundër Masimiliano Alegrit. Shumë tifozë kishin nisur luftën kundër trajnerit në rrjetet sociale, por sipas “Mediaset Infinity”, kjo është hera e parë që ai kontestohet në stadium publikisht nga mbështetësit e skuadrës.

JUVE

I gjithë ekipi pranoi kokulur vërshëllimat edhe koret, ndërsa të vetmit që nuk bënë këtë xhiro ishin Paredes dhe Di Maria, të cilët shkuan shpejt në dhomat e zhveshjeve.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×