Ivan Zamorano, ish-sulmuesi i Interit ndër të tjera, foli në “DAZN”, për ish-skuadrën e tij dhe garën e vitit të kaluar me Milanin në kuadër të titullit të Serisë A.
Kiliani nuk pranon të njohë meritat e kampionëve të Italisë, të cilët në anën e tyre kanë edhe statistikat si mbrojtja më e mirë së bashku me Napolin. Sidoqoftë, lidhur me këtë çështje, Zamorano deklaroi:
“Mendoj se ishte Interi që humbi titullin vitin e kaluar më shumë se sa ishte Milani që e fitoi. Shumë gabime nga zikaltërit për disa ndeshje radhazi bënë që trofeu t’u shpëtonte. Milani ka ende një ekip të mirë, por mendoj se titulli i kaluar u humb nga Interi”.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
