Gjetja e PL, pak para protestës nxjerr videon si “Big Brother”: Populli i lirisë ka vendosur…Rama duhet të lërë menjëherë Shqipërinë!

Pl

Partia e Lirisë ka publikuar një videomesazh ku sulmon ashpër kryeministrin Edi Rama, një orë para protestës.

Në një video në Tik-Tok, të rinjtë e PL-së kanë ironizuar Ramën, ndërsa në sfond dëgjohet kolona zanore e përdorur nga spektakli Big Brother kur merret vendimi për eliminimin e banorëve. “Presim zarfin e zi dhe komunikimin final.

“Populli i Lirisë ka vendosur se personi që duhet të lërë menjëherë Shqipërinë, duke hequr dorë përfundimisht nga vjedhja dhe shkatërrimi i vendit, është Edi Rama”, dëgjohet teksa komunikon ‘vendimin’ e reja e PL-së.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×