“Me lojën e mirë do të vijnë dhe pikët”, Berisha: Nuk na intereson shumë për skuadrat e tjera

Tirana do të presë në shtëpi Teutën ditën e nesërme në sfidën e vlefshme për javën e pestë të Superiores e cila do të luhet në orën 16:00. Në konferencën përpara ndeshjes, futbollisti i bardhebluve, Elvi Berisha, u shpreh se skuadra do të rikthehet te rezultatet nëse vazhdon të luajë mirë.

elvi berisha

Sa je përshtatur me skuadrën? – Po mundohem të përshtatem dita ditës, që të arrij formën më të mirë dhe të jem gjithnjë gati për ekipin.

Fillim sezoni jo shumë i mirë? – Kemi bëri një nisje jo shumë të mirë, por loja që kemi bërë ka qenë e mirë. Dhe normal kur bën një lojë shumë të mirë do të marrësh edhe pikët.

Përballë Teutës? – Ne nuk na intereson shumë për ekipet e tjera. Ne mendojmë të marrim tre pikëshin për ekipin tonë dhe të luftojmë deri në fund.

Kundërshtari më i fort deri tani? – Mendoj se Kastrioti ka bërë shumë mirë dhe është një kundërshtar shumë e fortë në fushën e vetë.

Çfarë duhet të bëjë Tirana që të kthehet te fitorja? – Duhet të punojmë më shumë. Duhet të jemi më të sakët përpara portës, pasi kemi shkuar deri te porta por nuk kemi shënuar.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×