Starti fantastik i sezonit, Ançeloti “i mbyll gojën” kritikëve: Nuk i dilet gjithnjë me…

Të gjithë duan të fitojnë duke luajtur bukur, por ka dhe nga ato ndeshje që fitohen shëmtuar. Kështu ka ndodhur me Realin të mërkurën në mbrëmje kundër Lajpcigut. Edhe pse jo në mbrëmjen e tyre më të mirë madrilenët ia kanë dalë falë dy golave të vonë. Suksesin e vuajtur të Realit e ka komentuar dhe trajneri Ançeloti, që nuk është shfaqur i shqetësuar nga loja jo bindëse e skuadrës së tij.

ANCELOTI 1

“Nuk mund të them se kemi luajtur keq, por jam i vetëdijshëm se nuk kemi bërë ndeshje të mirë. E rëndësishme për ne ishte të shmangnim kundërsulmet e tyre, sepse ishin shumë të rrezikshëm.

Ne po luanim për ta fituar takimin dhe ia arritëm dhe mendoj në mënyrë të merituar. Nuk mund t’i kërkoj spektakël lojtarëve të mi në çdo ndeshje dhe me këtë kalendar të çmendur”, tha mes të tjerave Ançeloti.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×